Lagjia me rome te ardhur nga ballkani |
- Lufta ne Kosove
- Diskriminimi dhe rezistenca qe kane hasur nga vendasit
- Deshira per 1 jete me te mire
Tani jeta e tyre ka marre 1 rrjedhe tjeter, deshira e vetme e tyre eshte te mos i kthejne ne shtetet nga te cilat kane ardhur, sepse cdo gje u eshte shkaterruar :(. Ishin shume te lumtur kur pane qe dikush trokiti ne deren e tyre :). Kishin deshire te flisnin gjate e te tregonin jeten e re qe po bejne, vuajtjet qe kane kaluar, dhe deshirat per te ardhmen. Edhe per ne ishte kenaqsi t'i takonim e te flisnim shqip me ta. Njeri prej tyre, Edisoni punonte ne te zeze, na tregoi qe dy familje rome jane paisur me dokumenta e kishte shpresa se do behej e njeta gje dhe per pjesen tjeter. Dicka qe doja te theksoja eshte biseda qe patem me 2 djem 13 vjecar dhe kur degjuam qe po flisnin shqip u treguam qe dhe ne jemi shqiptare por pergjigjia e tyre ishte :" jo ne jemi magjup"!
vizite ne shtepin e tyre |
Avantazhi i tyre eshte se ndryshe nga vendet e tjera ketu nuk diskriminohen, femijet mund te shkojn ne shkolle, ne kurse, ne raste semundjesh shpenzimet mbulohen nga shteti. Monotonia eshte dicka shqetesuese sidomos per grate e shtepis sepse pervec puneve te perditshme ata nuk kane me cfare te merren tjeter.
U larguam duke u lutur qe jeta e tyre te permirsohet cdo dite e me shume e deshira e tyre e madhe per dokumenta te behet realitet sa me pare!
The project "Celebrate the Difference!" is co-financed from the EU programme YOUTH in Action, German national agency.
No comments:
Post a Comment