22 November 2012

Nje dite ndryshe ne Freiburg

Komuniteti rome gjendet pothuajse ne cdo shtete te Europes! Ata jane si "nomadet" qe levizin sa ne 1 qytete ne 1 tjeter me shpresen e 1 jete me te mire. Gjate udhetimit tone ne Freiburg nuk ishte aspak e veshtire te takoje rome te ardhur nga Maqedonia, Serbia, Mali i Zi dhe Kosova prej me shume se 10 vitesh. Gjate bisedes me ta arritem te kuptonim arsyet e emigrimit te tyre, veshtirsit qe kane hasur dhe sfidat qe i presin ne te ardhmen. Ne vazhdim po paraqes permbledhtazi informacionin qe morem nga ky takim.


Lagjia me rome te ardhur nga ballkani
Arsyet e largimit nga "vendlindja":
  1. Lufta ne Kosove
  2. Diskriminimi dhe rezistenca qe kane hasur nga vendasit
  3. Deshira per 1 jete me te mire
Me femije te vegjel, pa pasaport, ne te ftohte, te friksuar ecen gjate me shpresen se gjerat do te shkonin me mire deri sa u vendosen perfundimisht ne 1 shtete te Europes Perendimore ku cdokujt i krijohet 1 mundesi e re. Ata jane te kenaqur me jeten e re qe po bejne. Femijet i cojne ne shkolle, kane ushqim per tu dhen dhe mbi te gjitha kane 1 shtepi ku mund te jetohet "normal"! Te gjitha keto ua ka siguruar shteti mikprites dhe ata ndihen mire sepse askush nuk i quan "gabel". Shqetesimi i vetem i tyre eshte mungesa e dokumentave, pa te cilat nuk munden te punojne e te permirsojne vazhdimisht jeten e tyre e te femijeve te tyre! Jetojne te vecuar nga pjesa tjeter e qytetit, shkojne mire me njeri-tjetrin dhe gjate gjithe kesaj kohe jane perpjekur te pershtaten e te integrohen ne shoqeri. Ka nga ata qe u mungon vendlindja, njerezit, por edhe nese do u jepej mundesia nuk do ktheheshin pergjithmone sepse sipas tyre nuk kane asgje per te bere. 
 

                                                       


vizite ne shtepin e tyre
Tani jeta e tyre ka marre 1 rrjedhe tjeter, deshira e vetme e tyre eshte te mos i kthejne ne shtetet nga te cilat kane ardhur, sepse cdo gje u eshte shkaterruar :(. Ishin shume te lumtur kur pane qe dikush trokiti ne deren e tyre :). Kishin deshire te flisnin gjate e te tregonin jeten  e re qe po bejne, vuajtjet qe kane kaluar, dhe deshirat per te ardhmen. Edhe per ne ishte kenaqsi t'i takonim e te flisnim shqip me ta. Njeri prej tyre, Edisoni punonte ne te zeze, na tregoi qe dy familje rome jane paisur me dokumenta e kishte shpresa se do behej e njeta gje dhe per pjesen tjeter. Dicka qe doja te theksoja eshte biseda qe patem me 2 djem 13 vjecar dhe kur degjuam qe po flisnin shqip u treguam qe dhe ne jemi shqiptare por pergjigjia e tyre ishte :" jo ne jemi magjup"!
 
Avantazhi i tyre eshte se ndryshe nga vendet e tjera ketu nuk diskriminohen, femijet mund te shkojn ne shkolle, ne kurse, ne raste semundjesh shpenzimet mbulohen nga shteti. Monotonia eshte dicka shqetesuese sidomos per grate e shtepis sepse pervec puneve te perditshme ata nuk kane me cfare te merren tjeter.

U larguam duke u lutur qe jeta e tyre te permirsohet cdo dite e me shume e deshira e tyre e madhe per dokumenta te behet realitet sa me pare!
 
--



The project "Celebrate the Difference!" is co-financed from the EU programme YOUTH in Action, German national agency.

No comments:

Post a Comment